Nëpër shkolla shkuan të premten për herë të fundit si nxënës. E të shtunën, maturantët u paraqitën sërish nëpër shkolla, por kësaj radhe për t’iu nënshtruar testit që përmbyll arsimin fillor dhe përcakton të ardhmen në universitet për ta.
Për këtë testim janë rreth 20 mijë nxënës, që sot nisën provimin që zgjati dy orë, raporton Klan Kosova.
E kur mbaroi, shumë nga ta përgjigjet thanë se i ditën, andaj edhe pritshmëritë për sukses i kanë të larta.
Testimi i njohurive në shkollat e kryeqytetit u tha se kaloi pa incidente.
Ky ishte afati i parë i testimit, tjetri do të jetë pas një muaji.
Kronika më poshtë sjell detaje:



