Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.
Sinjali mbrëmë ka raportuar për një rast të tillë, ku sinjalizues në terren, kanë bërë me dije për një prani të shtuar të forcave policore në lagjen Matiqan të Prishtinës, ku është duke u zhvilluar një bastisje në një objekt banimi.
Sinjali mëson se aksioni i Njësisë së Hetimeve të Antidrogës në Prishtinë ka rezultuar me sekuestrimin e katër armëve të zjarrit, fishekë dhe karikatorë, si dhe me ndalimin e dy personave të dyshuar.
Gazeta Sinjali mëson se më mbrëmë, rreth orës 21:50, në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, Policia ka realizuar një operacion të befasishëm, gjatë të cilit janë ndaluar dy persona që posedonin armë pa leje.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se tek Faton Bislimi, rreth 26-vjeçar janë gjetur: Dy pistoleta, një “Glock 9×19” dhe një “SigSauer 9mm”, 24 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë.
Tek Dardan Krasniqi, rreth 30-vjeçar janë gjetur: Dy armë zjarri të tipit “Reximex”, një karikator dhe rreth 25 fishekë të kalibrit 9×19 mm.
Në cilësi të dëshmitarëve janë intervistuar edhe personat D.M, rreth 26-vjeçar, Y.B, rreth 23-vjeçar dhe L.U, rreth 27-vjeçar të gjithë meshkuj me shtetësi kosovare.
Burimet e Sinjalit theksojnë se Faton Bislimi rezulton me një urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dhe ndodhej në kërkim nga Policia. Ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej 50 ditësh në burgun e Hajvalisë.
Ndërkohë, ndaj Dardan Krasniqit është lëshuar aktvendim për ndalim nga prokurori kujdestar, dhe rasti është inicuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Hetimet janë në vazhdim dhe Sinjali do të sjellë çdo informacion të ri që lidhet me këtë rast.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

