Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.
Një person i cili kërkohej nga autoritetet është arrestuar dje në Ferizaj, mëson Gazeta Sinjali nga burimet.
42-vjeçari i kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës. është vënë në pranga në Ferizaj gjatë një aksioni policor.
Burime të sigurta bëjnë me dije se më 28 prill 2025, rreth orës 18:20, gjatë një plani operativ, njësi e Policisë ka ndaluar Behar (Nazmi) Zeqirin, 42-vjeçar, në rrugën “Bilall Shala” në Ferizaj.
Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ndaj tij ekzistonte një urdhërarrest aktiv i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
Pas arrestimit, Zeqiri është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali – Prishtinë, për të vuajtur dënimin e shqiptuar prej 300 ditësh burgim.
Gazeta Sinjali do të vijojë të raportojë mbi zhvillime të tjera që lidhen me këtë rast dhe operacione të ngjashme policore.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



