Arteta: Ne fituam Premier League, por nuk arritëm të fitonim trofeun më të madh

PSG fitoi Ligën e Kampionëve me penallti, pasi 120 minuta nuk mjaftuan të përcaktojnë fituesin. Rezultati pas 120 minutave lojë ishte 1-1.

Kai Havertz shënoi në minutën e gjashtë për Arsenalin, ndërsa Ousmane Dembele shënoi nga pika e bardhë për PSG-në në minutën e 65-të, shkruan Index.hr, raporton KlanKosova.tv.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, foli pas ndeshjes.

“Duhet ta vlerësojmë sezonin që patëm. PSG është një ekip i shkëlqyer dhe i përgëzoj. Ata kanë lojtarë me cilësi individuale dhe një trajner të shkëlqyer. Jam krenar për ekipin tim, e di se çfarë kanë kaluar. Është një privilegj t’i udhëheq këta lojtarë. Ne fituam Premier League, por nuk arritëm të fitonim trofeun më të madh”, tha spanjolli.

“Mund ta kishim fituar lehtësisht një penallti në kohën shtesë. I kam parë të gjitha penalltitë në Ligën e Kampionëve këtë sezon që janë dhënë. I kam parë për tre ditët e fundit për të kuptuar se çfarë është penallti dhe çfarë jo. Kjo mund të kishte qenë lehtësisht penallti”, tha Arteta.

 

Latest news
Related news