Asllani për mbështetjen e Dardanëve: U rrënqetha kur pashë flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë (VIDEO)

Golashënuesit historik i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ka folur për Klan Kosovën pas fitores ndaj Sllovenisë, ku epërsia filloi në minutën e gjashtë me golin e tij.

Ai është shprehur falënderues tej mase për mbështetjen që ka marrë nga tifozët kosovarë.

I njëjti për gazetarin e Klan Kosovës, Arlind Sadikun, ka thënë se pati emocione të mëdha.

“U rrënqetha kur pashë flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Asllani.

Asllani ka thënë që vendimi për të përfaqësuar këtë kombëtare ishte më i miri që e ka marrë në jetë. /Klankosova.tv

The post Asllani për mbështetjen e Dardanëve: U rrënqetha kur pashë flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news