ATK inspekton 29 biznese në rajonin e Mitrovicës, në 24 prej tyre evidenton parregullsi

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aktivitet operativ në rajonin e Mitrovicës.

Përmes, një njoftimi në faqen e tyre zyrtare ATK thotë se gjatë këtij aktiviteti janë inspektuar 29 biznese, ku në 27 prej tyre janë evidentuar një ose më shumë parregullsi.

“Parregullësitë e identifikuara lidhen me moslëshimin e kuponëve fiskalë, mungesën e arkës fiskale, biznese dhe punëtorë të paregjistruar, si dhe mosmbajtjen e librave dhe regjistrimeve”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK vazhdon aktivitetet në terren për të siguruar zbatimin e legjislacionit tatimor dhe trajtim të barabartë për të gjitha bizneset.

Latest news
Related news