Pesë shtëpi të lagjes Deskaj të fshatit Jelloc të Klinës që pesë ditë kanë mbetur pa energji elektrike.
Kjo gjendje ua ka vështirësuar kryerjen e funksioneve ditore.
Këtë shqetësim për Klankosova.tv e shprehu një banor i këtij fshati.
“Që pesë ditë jemi pa rrymë. Kemi mbetur pesë shtëpi të lagjes Deskaj. Unë për vete i kam 50 krerë lopë dhe duhet me nxjerr ujin nga thellësia prej 50 metrash nën tokë. Askush nuk merret me hallet tona. Nuk po dimë më çka me ba. Për 5 minuta punë, kemi mbetur pa rrymë krejt këto ditë, shtoi ai.
I njëjti thotë se kjo gjendje vie si pasojë e fortunës së madhe e cila goditi Kosovën të hënën e që shkaktoi dëme të konsiderueshme e po ashtu një viktimë.
Si pasojë e erërave të forta është prishur një siguresë.

