Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka shfuqizuar ndalesën për importin e kafshëve të gjalla dy thundrake (gjedhe, dele, dhi dhe derra) dhe produkteve të tyre nga Hungaria, përjashtuar zonat administrative Kisbajecs dhe Gyor-Moson-Sopron.
Ky vendim sipas njoftimit në Facebook, thuhet se është marrë më 25 korrik 2025, në përputhje me Ligjin e Veterinarisë dhe pas vlerësimeve të fundit nga organizatat evropiane për shëndetin e kafshëve mbi situatën epidemiologjike të sëmundjes Afta Epizootike.
AUV ka bërë të ditur se ky ndryshim i masës kufizuese është në linjë me vendimet e shteteve të tjera dhe vjen si rezultat i mosregjistrimit të asnjë rasti të dyshuar në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.
The post AUV shfuqizon ndalesën e importit të kafshëve të gjalla nga Hungaria, me përjashtim të dy zonave appeared first on Klan Kosova.



