Britania e Madhe dënon deklaratat e ministres serbe, i quan “të neveritshme”Sinjali

Ambasada britanike në Kosovë ka dënuar deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, duke i cilësuar ato si “të neveritshme” dhe të papranueshme për shoqërinë e sotme.

Në një reagim të publikuar në faqen e Ambasadës britanike në Facebook, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar (FCDO) ka thënë se dënon deklaratat e ministres serbe, përfshirë referencat e saj për spastrimin etnik të Kosovës.

“Ne i dënojmë deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, përfshirë referencat e saj për spastrimin etnik të Kosovës. Ato janë krejtësisht të neveritshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme”, thuhet në deklarimin e FCDO-së.

Në reagim më tej theksohet se deklarata të tilla synojnë të rihapin ndasitë e vjetra dhe të nxisin tensione në rajon.

“Në një kohë kur vendet në Ballkanin Perëndimor janë të përqendruara në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, të qëndrueshme dhe shumetnike, deklarata të tilla synojnë të rihapin ndasitë e vjetra dhe të nxisin tensione. Udhëheqësit politikë me përgjegjësi duhet ta refuzojnë një gjuhë të tillë qartë dhe pa asnjë mëdyshje. Ne e marrim parasysh distancimin e presidentit Vuçiq nga këto komente”, thuhet tutje në deklaratë.

Kosova e ka shpallur person non grata Snezhana Paunoviqin, ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, duke i ndaluar në mënyrë të përhershme hyrjen apo kalimin tranzit përmes territorit të Kosovës.

Vendimi erdhi pas deklaratës së Paunoviqit gjatë një interviste, ku ajo tha se “po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit do ta spastronte etnikisht Kosovën më 1998”.

Për këtë deklaratë kanë reaguar edhe përfaqësues ndërkombëtarë. Anitta Hipper, zëdhënëse e Bashkimit Evropian, ka theksuar se “në Evropë nuk ka vend për retorikë që justifikon ose promovon spastrimin etnik”.

“Ato deklarata janë gjithashtu në kundërshtim me zotimet që Serbia ka marrë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Prandaj, ne presim që të gjithë liderët të veprojnë me përgjegjësi, të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kontribuojnë në krijimin e një klime besimi dhe stabiliteti rajonal”, deklaroi Hipper.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news