Trump do të jetë në finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës, e cila do të zhvillohet të dielën në stadiumin “New York-New Jersey”, ka bërë të ditur të enjten zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

“Me padurim presim ndeshjen finale të së dielës dhe e di se edhe presidenti mezi pret të jetë i pranishëm”, u tha Leavitt gazetarëve gjatë një konference për media.

“Prania e tij do të jetë kulmi i asaj që ka qenë Kupa e Botës më e ndjekur, më e sigurt dhe më e suksesshme në historinë e Shteteve të Bashkuara”, shtoi ajo, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Leavitt tha gjithashtu se nuk e dinte nëse Trump kishte një skuadër të preferuar në finalen e madhe, por i inkurajoi gazetarët që ta pyesnin vetë presidentin për këtë. “Jam e sigurt se ai do të ketë një përgjigje interesante për ju”, tha ajo.

Presidenti amerikan do të marrë pjesë gjithashtu në një pritje të organizuar nga FIFA në kullën “Trump Tower” në qytetin e Nju-Jorkut të premten, bëri të ditur Leavitt.

Latest news
Related news