Në 20-vjetorin e themelimit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka lansuar modulin elektronik për parandalimin e konfliktit të interesit për zyrtarët publikë.
Platforma synon të lehtësojë qasjen në deklarimin dhe menaxhimin e rasteve të mundshme të konfliktit të interesit, duke garantuar sigurinë e të dhënave, raporton Klan Kosova.
Sipas drejtuesve të Agjencisë, ky është hapi i radhës në procesin e transformimit digjital, ndërsa në të ardhmen synohet që përdorimi i saj të bëhet obligativ për të gjithë zyrtarët publikë.
Kronika më poshtë sjell detaje:



