Opinionisti Labinot Balaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur për bashkimin kombëtar, duke thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka lënë në harresë këtë çështje.
Balaj është shprehur se Kurti aktualisht ka preokupime që ai mund t’i mendojë si më primare, përcjell Klankosova.tv.
“Kjo ideja e bashkimit kombëtar ka marrë formë programore te Lëvizja Vetëvendosje kur është fuzionuar me Lëvizjen për Bashkim, ndonëse e ka karakterizuar edhe kështu njëfarë dëshire të krejt korpusit të njerëzve, gjegjësisht të organizatës Vetëvendosje, megjithatë ka marrë një trajtë ma të përshkallëzuar, kushtimisht me thënë, kur ka ndodhur bashkimi me Lëvizjen për Bashkim, e cila është shquar, e ka pasur ajo kryetemë çështjen e bashkimit kombëtar”.
“Ka mujt me pas me bindje, e ka edhe sot, por ka tema që sot po e prevalojnë, s’besoj që e ka lënë kështu në harresë as Albin Kurti çështjen e bashkimit kombëtar, por aktualisht ka preokupime ndoshta që ai i mendon si më primare”, u shpreh tutje Balaj.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



