Balotazhi në Viti, kush përuroi rrugë të re, një ditë para zgjedhjeve? (VIDEO)

Pak orë para se të nisë procesi zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, dikush zgjodhi që të japë goxha bujë një projekti që as nuk ka nisur dhe nuk ka përfunduar.

Bëhet fjalë për lëshimin për qarkullim të dy shiritave rrugorë që gjenden në fshatin Gërlicë të Ferizajt, dhe të cilët ua mundësojnë qytetarëve të Vitisë kyçjen në autostradën “Arbën Xhaferri”.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Arsim Ademi, i cili ia ka dhënë meritat për këtë projekt Qeverisë në detyrë.

Hysen Durmishi, u.d. i ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Planifikimit dhe Mjedisit Hapësinor, për Klan Kosovën ka thënë se duhet edhe dy muaj që të përfundojë ky projekt. /Klankosova.tv

The post Balotazhi në Viti, kush përuroi rrugë të re, një ditë para zgjedhjeve? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news