Një 71-vjeçar ka mbetur i dëmtuar në një zonë malore mbi Kalanë e Lezhës, teksa ishte duke ruajtur bagëtitë.
Sipas informacioneve paraprake, 71-vjeçari dyshohet se është rrëzuar në mal dhe ka pësuar dëmtime, duke e pasur të pamundur lëvizjen, shkruan vizionplus.tv, transmeton klankosova.tv.
Pas ndërhyrjes, policia dhe ekipi mjekësor kanë bërë të mundur transportimin e tij drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe nevojës për trajtim më të specializuar, i moshuari është transportuar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë.
“Pas marrjes së njoftimit se një i moshuar ishte dëmtuar në një zonë malore, mbi Kalanë e Lezhës, shërbimet e Policisë së Lezhës, në bashkëpunim me ekipin e urgjencës mjekësore të Spitalit Rajonal të Lezhës, kanë reaguar menjëherë.
Shtetasi, i cili ishte duke ruajtur bagëtitë në mal, dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime, duke e pasur të pamundur lëvizjen.
Me mbërritjen në vendngjarje, shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore i Spitalit Rajonal të Lezhës bënë të mundur transportimin e tij në Spitalin Rajonal të Lezhës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Më pas, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe nevojës për trajtim më të specializuar, 71-vjeçari u transportua në Spitalin e Traumës, në Tiranë.
Policia e Lezhës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe i fton ata që, për çdo problematikë apo situatë emergjente, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, thuhet në njoftim.



