Spanja lufton me një nga zjarret më vdekjeprurëse, të paktën 12 të vdekur

Qindra zjarrfikës në Spanjë po luftojnë ende për të kontrolluar vatrat e flakëve në juglindje pas njërit prej zjarreve më të këqija të vendit.

Shërbimet e emergjencës janë vendosur rreth fshatit Bedar ku 12 persona janë vrarë – midis tyre katër britanikë, sipas autoriteteve spanjolle. 23 persona të tjerë janë ende të zhdukur, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.

Zyrtarët lokalë në zonën Los Gallardos të Almerias kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet.

Një valë e zgjatur të nxehti, me temperatura rreth 40°C, ka shkaktuar zjarre në mbarë Evropën Jugore këtë verë, veçanërisht në Francë, Portugali dhe Spanjë.

Latest news
Related news