Banorët e Cërnillës në krizë uji: Shkolla rrezikon mbylljen (VIDEO) 

Banorët e fshatit Cërnill në Ferizaj po përballen prej muajsh me mungesën e ujit të pijshëm, duke u detyruar të gjejnë zgjidhje alternative.

Si iniciativë vetanake, ata kanë mbledhur 25 mijë euro për hapjen e një pusi, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për mbi 1000 banorët e fshatit, të cilët vazhdojnë të vuajnë nga kriza e ujit, njofton Klankosova.tv.

Situata është veçanërisht e rënduar në shkollën e fshatit, e cila po përballet me mungesë të furnizimit me ujë, duke vështirësuar kushtet për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Sipas raportimit të gazetares korrespondente Qliresa Hasani, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, drejtoresha e shkollës ka bërë thirrje për një zgjidhje urgjente, duke paralajmëruar se nëse problemi nuk adresohet, shkolla mund të mbyllet.

Ndiqni raportimin e plotë, në videon e mëposhtme:

The post Banorët e Cërnillës në krizë uji: Shkolla rrezikon mbylljen (VIDEO)  appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news