Banorët e fshatit Frashër të Mitrovicës në hall me ujërat e zeza (VIDEO)

Ka 5 muaj që banorët e fshatit Frashër në Mitrovicë kanë probleme me kanalizimin.

Sipas një banori që foli në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, tha se shkak janë punimet që po kryhen në fshat, të cilat kanë dëmtuar gypin e kanalizimit.

“Ky kanalizim ka funksionuar për 15 vjet, por prej 5 muajsh, që kur po bëhen punimet e hekurudhës, gypi është dëmtuar, uji nuk kalon dhe është hapur edhe nëpër ara dhe pranë shtëpive. Nuk po dimë çfarë të bëjmë. Kemi shkuar në komunë dhe në ujësjellës, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, tha ai. /Klankosova.tv.

 

 

The post Banorët e fshatit Frashër të Mitrovicës në hall me ujërat e zeza (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news