65′
Ousmane Dembele barazon shifrat nga pika e bardhë!
61′
Penalti! Penalti! PSG-ja me shans ideal për të barazuar. Cristhian Mosquera me ndërhyrje të palejueshme ndaj Kvicha Kvarastkhelias.
55′
Achraf Hakimi gjuan nga goditja e lirë, por topi përfundon në duart e David Rayas.
54′
Bukayo Saka ndëshkohet me karton të verdhë. I dyti i verdhë për Arsenalin.
46′
Cristhian Mosquera i Arsenalit ndëshkohet me karton të verdhë. I pari në ndeshje për të dyja skuadrat.
46′
Fillon pjesa e dytë. PSG-ja ndjek rezultatin, Arsenali do të kërkojë të ruajë atë.
45′
Pjesa e parë midis PSG-së dhe Arsenalit është mbyllur me avantazh minimal prej 0-1 të këtyre të fundit. Ishte Kai Havertz ai që realizoi golin e epërsisë herët në minutën e gjashtë.
45+5′
Fabian Ruiz sërish i rrezikshëm. Topi sidoqoftë përfundon në duart e Rayas.
45+3′
Çfaaaaaarë rasti për Havertz. Bllokohet goditja e tij ndonëse doli ballë për ballë portierit Safonov.
45+2′
Desire Doue godet sërish nga distanca, por edhe ai lart.
45′
Gjyqtari akordon gjashtë minuta lojë shtesë në pjesën e parë.
45′
Ousmane Dembele godet nga distanca. Laart. Shumë lart!
43′
Nuno Mendes depërton në zonë, reagon Hincapie. Topi kthehet te Fabian Ruiz por ai godet me kokë…sërish jashtë portës.
36′
Goditje e lirë për Arsenalin por nuk ndodh asgjë.
25′
Rast i rrezikshëm. Bukayo Saka dërgon topin thellë në zonë, por askush nuk ishte afër sa për t’iu përgjigjur. Nga kjo ka mbetur i lënduar Matvei Safonov.
13′
Fabian Ruiz godet nga një kënd i vështirë, por e dërgon topin sërish jashtë.
11′
PSG-ja tenton për herë të parë, por Fabian Ruiz dërgon topin jashtë portës.
6′
Arsenali po fiton 1-0 ndaj PSG-së pas golit të Kai Havertzit.
_______________________________________________________________________________
Ka nisur finalja e Ligës së Kampionëve midis Arsenalit dhe Paris Saint-Germainit.
Përderisa Arsenali kërkon titullin e parë të kampionit të Evropës, Parisi synon të përsërisë suksesin e vitit të kaluar kur vetë e kishte bërë sefte.
Ndeshja po zhvillohet në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, nën gjykimin e referit gjerman, Daniel Siebert.
Për kampionin fillojnë Safonov, Mendes, Pacho, Marquinhos, Hakimi, Ruiz, Vitinha, Neves, Dembele, Doue, Kvaratskhelia.
Raya, Hincapie, Gabriel, Saliba, Mosquera, Rice, Lewis-Skelley, Odegaard, Saka, Havertz dhe Trossard startojnë për Arsenalin.



