Barcelona ka prezantuar zyrtarisht fanellën e parë për sezonin 2026/27.
Uniforma ruan vijat tradicionale blu dhe të kuqe, por këtë herë vjen me një efekt gradienti që i jep një pamje më moderne.
Një tjetër risi është fonti i ri ekskluziv “FC Barcelona Modernist”, i frymëzuar nga qyteti i Barcelonës dhe trashëgimia kulturore e Katalonjës.
Gjithashtu, nga sezoni i ardhshëm në pjesën e pasme të fanellës do të vendoset edhe logoja e Fondacionit Barça, si te skuadra e meshkujve ashtu edhe te ajo e femrave.



