Rap artisti “The Leo” i cili jeton dhe vepron në Londër ka rrëfyer rrugëtimin e tij në muzikë.
I ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ai tha se është i lidhur shumë me vendin dhe kulturën e prejardhjes së tij.
“Kam vendos me këndu shqip, sepse me të kallëzu drejt e dua vendin tim, i dua traditat. Edhe pse jam rrit në Londër, prapë se prapë nuk e harrojë kurrë vendin tim. Për atë arsye kam pasë qejf me këndu shqip”.



