Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, u zotua të hënën se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, ndërsa përshëndeti “momentumin e ri” në negociatat e paqes për t’i dhënë fund luftës së shkaktuar nga pushtimi i Rusisë.
“Bashkimi Evropian është i përkushtuar të vazhdojë t’i ofrojë Presidentit Zelenskiy gjithë mbështetjen që i nevojitet, mbështetje diplomatike, mbështetje ushtarake, mbështetje ekonomike”, u tha ai gazetarëve në kryeqytetin e Angolës, Luanda, pasi kryesoi një takim të liderëve të BE-së mbi Ukrainën në kuadër të një samiti me Bashkimin Afrikan, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv
“Kjo ka të bëjë në veçanti me mbështetjen financiare për Ukrainën”, shtoi Costa, duke kujtuar se udhëheqësit e BE-së ranë dakord muajin e kaluar për të mbuluar nevojat financiare të Ukrainës për dy vitet e ardhshme.
The post BE do të mbështesë Ukrainën me para dhe armë ndërsa vazhdojnë bisedimet e paqes appeared first on Klan Kosova.



