Begaj takohet me Ahmetin: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, mbështetës të palëkundur të rrugës të Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj tha se është gjithmonë kënaqësi të takohet me Ahmetin, si dhe të ndajë mendime me të, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, i pari i Shqipërisë tha se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës euroatlantike të Shqipërisë.

“Me Ali Ahmetin është gjithmonë kënaqësi të takohesh e të ndash mendime. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike të vendit, duke dëshmuar ngahera përkushtim ndaj paqes, stabilitetit, bashkëjetesës dhe vlerave demokratike”, ka shkruar Begaj.

The post Begaj takohet me Ahmetin: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, mbështetës të palëkundur të rrugës të Shqipërisë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news