Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për çështjen partizani.
Kryetari i PD-së duhet të paraqitet në orën 10:00 para oficerit të policisë gjyqësore, por këtë herë mësohet se PD u ka bërë thirrje demokratëve që në orën 9:30 të jenë në protestë para SPAK-ut.
Në mesazhin e siguruar nga A2 CNN, drejtuar strukturave të PD-së akuzohet SPAK si vegël e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë.
“Të dashur miq. Ditën e Hënë është data e radhës e përcaktuar për t’u paraqitur Kryetari i PD Prof. Dr. Sali Berisha në SKAP (SPAK). Ndaj në orën 9:30 përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP-it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë ..Faleminderit”, thuhet në mesazh.
Kjo është hera e dytë që Berisha do të paraqitet në SPAK, ndërsa për herë të parë në zbatim të masës së sigurisë shkoi në SPAK më 6 janar.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



