Leandro Trossard është një hap larg largimit nga Arsenali.
Sipas raportimeve të Fabrizio Romanos, Besiktasi ka arritur marrëveshje me klubin londinez për transferimin e sulmuesit belg, në një operacion me vlerë totale prej 20 milionë eurosh.
Nga kjo shumë, 18 milionë euro janë fikse, ndërsa 2 milionë të tjera do të paguhen në formë bonusesh. Pas marrëveshjes mes dy klubeve, tani mbetet të gjendet akordi me vetë futbollistin për kushtet personale.
Vendimi përfundimtar pritet të merret pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, ndërsa Besiktasi shpreson ta mbyllë transferimin sa më shpejt dhe ta ketë Trossardin në dispozicion për sezonin e ri.



