Dita D në Hagë! Detajet e 16 shtatorit në Gjykatën Speciale (VIDEO)

Plot 2141 ditë do t’i mbushin ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë në ditën kur do të shpallet aktgjykimi final i Dhomave të Specializuara.

Vendimi do të shpallet i ndarë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

29 mijë e 238 faqe të transkripteve janë në lëndën e transkripteve të dëshmitarëve që kanë dëshmuar që janë rreth 270 sipas trupit gjykues.

Shqiptimi i aktgjykimit do të bëhet me 16 shtator në ora 10:00, që do të jetë dita vendimtare pasi shtyerjeve të mëparshme të datës së vendimit.

Nga 1 dhjetori i vitit 2023 trupi gjykues ka marrë vendim për regjim të vizitave ndaj Thaçit, Selimit dhe Veselit, përveç kësaj ish-presidenti i Kosovës ka edhe disa kufizime të tjera.

Deri sot, ish-krerët e UÇK-së kanë kaluar 2067 ditë në paraburgim në pritje të vendimit të Gjykatës Speciale.

Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim të shkëputur nga emisioni “Info Magazine në Klan Kosova:

Latest news
Related news