“Besoj në lirimin e tyre”, Koci flet për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO)

Avokati Arianit Koci ka kritikuar zgjatjen e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e quajtur të papranueshme kohëzgjatjen prej gjashtë vitesh.

“Unë nuk kam qejf me spekulu, gjykata i ka thënë arsyet, shumë keq është që po zgjat kaq shumë nuk është problem shtyrja si shtyrje problem është që gjashtë vjet,” tha ai në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Ai e krahasoi procesin me gjykime historike ndërkombëtare si Gjykata e Nurembergut e cila përfundoi për dy vjet.

Koci u shpreh se nuk dëshiron të spekulojë për rezultatin, por tha se beson në lirimin e të akuzuarve.

“Unë nuk kam qejf me spekulu, gjykata i ka thënë arsyet, shumë keq është që po zgjat kaq shumë nuk është problem shtyrja si shtyrje problem është që gjashtë vjet” ka thënë ai.

Latest news
Related news