Policia e Kosovës ka realizuar me sukses një urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, duke arrestuar një person të kërkuar për vuajtje të dënimit me burg.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se më 2 maj 2025, rreth orës 14:00, në rrugën “Mustafa Venhari” në Prishtinë, në parkingun pranë biznesit “BASTRADE”, është arrestuar i dyshuari Agim Zeqiri, rreth 53 vjeçar, në bazë të Urdhëresës ED.nr.1903/23, me të cilën është urdhëruar vuajtja e një dënimi me burg prej 3 vitesh.
Pas arrestimit, Zeqiri është shoqëruar nga Policia dhe është dërguar në Qendrën e Korrektimit në Dubravë, ku do të vazhdojë vuajtjen e dënimit të shqiptuar ndaj tij.
Me përfundimin e këtij operacioni, raporti informues dhe revokimi i urdhërarrestit janë dërguar në Zyrën e Urdhëresave të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë për evidentim dhe tërheqje nga sistemi SIPK.
Sinjali do të raportojë për çdo rast tjetër të ngjashëm që ndërlidhet me zbatimin e vendimeve gjyqësore.
Kush është Agim Zeqiri?
Agim Zeqiri ishte arrestuar edhe më 2022 pas hetimeve disa mujore të Policisë në Prishtinë nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mashtrim’.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë patë bërë me dije se Zeqiri dyshohet se në muajin janar të vitit 2021 u ka shitur tri prona dy viktimave, të cilëve nuk ua barti pronësinë përmes dokumenteve.
Të njëjtëve, ai dyshohet se u ka marrë prona e asete si vetura e banesa në vlerë të mbi 1 milion euro.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



