Në pak ditë, shtatë kosovarë humbën jetën si pasojë e aksidenteve të komunikacionit.
Lidhur me këtë bilanc tragjik, mbrëmë në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ka folur eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj.
Dedaj përmendi të metat gjatë marrjes së patentë-shoferit që sipas tij ndikon edhe në sigurinë e përgjithshme në komunikacion.
“Sot kandidati shkon e regjistron Autoshkollën i kryen orët, nuk ka njohuri të mjaftueshme. Pse mos me qitë kandidatin së pari në pjesën teorike, pastaj le të shkojë dhe t’i bëjë orët. Pjesa teorike kur të jepet, ka njohuri bazike për ta drejtuar automjetin, domethënë elementet e sigurisë i plotëson për pjesën teorike, pastaj shkon pjesën praktike mësohet shumë më mirë dhe shumë më fortë”, deklaroi Dedaj në Klan Kosova.



