Bisedimet për Gazën do të fillojnë së shpejti

Një raund i ri bisedimesh për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit thuhet se do të fillojë që të dielën në Katar.

“Ndërmjetësit informuan Hamasin se një raund i ri negociatash indirekte midis Hamasit dhe Izraelit do të fillojë sot, të dielën”, tha për AFP një zyrtar palestinez me njohuri mbi bisedimet.

Marrëveshja e fundit e propozuar thuhet se përfshin lirimin e dhjetë pengjeve që janë ende gjallë dhe kthimin e kufomave të një numri prej atyre që kanë vdekur. Në këmbim, ofrohet një armëpushim 60-ditor në Gaza dhe lirimi i një numri të burgosurish palestinezë.

Latest news
Related news