Të punuara nga tre nxënës të shkollës fillore, “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, disa piktura u ekspozuan në një ankand humanitar.
Ky ankand u organizua në kinemanë “Jusuf Gërvalla” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve me Sindromën Down.
Drejtoresha e shkollës, Mejreme Kolica Shatri, theksoi se aktivitete të tilla ndërgjegjësojnë edhe të tjerët.
Ankandit iu bashkuan prindër e biznese të ndryshme duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës së fëmijëve, me blerjen e punimeve.
Një nga to ishte edhe Korporata Devolli që ndihmoi në realizimin e kësaj kauze e cila nuk mbeti pa u vlerësuar.
E të vegjlit u ndanë tejet të lumtur për suksesin e arritur.
Krejt ky aktivitet pati edhe pika tjera, si muzikore e teatrale.
Nuk munguan as mesazhet për bashkëmoshatarët. /Klankosova.tv
The post Bizneset pejane ndihmojnë fëmijët me Sindromën Down (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



