Edhe Dinamo i Ferizajt po përgatitet për ndeshjen e rëndësishme ndaj Lirisë që zhvillohet në Klinë.
Trajneri Burim Qerkini, po ashtu foli për Klan Kosova në lidhje me ndeshjen, por nuk deshi të hynte shumë në aspekt të lojës, sa foli për rikthimin e tij te Dinamo.
“E para, ka qenë insistim i kryesisë me patjetër të kthehem në skuadër unë me ndihmësit e mi, dhe e kemi pranuar ta udhëheqim skuadrën. Aktualisht jemi akomoduar ne Istog, dhe sot kemi planifikuar një stërvitje në Klinë”, tha Qerkini i cili nuk pati shumë kohë të përgatitet për këtë ndeshje.
“Është periudhë shumë e shkurtër, por besoj që edhe ne si staf edhe skuadra, e kanë motivin për të dhënë më të mirën në ndeshje”, vazhdoi Qerkini që foli edhe për fatin jo të mirë që kishte Dinamo viteve të fundit.
“Barazhi normal është i vështirë, dhe nga të gjitha skuadrat e Ligës se Parë, ne jemi skuadra e vetme e cila në harkun e tri viteve të fundit kemi qenë aq afër Superligës sa që fati nuk ka qenë me ne,” përfundoi trajneri i Dinamos./Klankosova.tv



