Burri që u gjet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë, ishte me profesion stilist mode

Një rast tragjik ka ndodhur sot në kryeqytet, ku Gazeta Sinjali raportoi detaje se një grua është plagosur me thikë nga partneri i saj, i cili më pas është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Siç raportoi Sinjali, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:08 është pranuar një informatë për një incident të dhunshëm që ka ndodhur në rrugën “B”, afër ordinancës stomatologjike “Alba Dent”.

Sinjali mëson se gruaja është Rina Isufi, rreth 31-vjeçare e cila dyshohet se është therur me thikë në dorë nga bashkëshorti i saj, Festim Isufi. Ajo është takuar nga njësia policore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Burimet tona konfirmojnë se e lënduara është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, i dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”, tek ndërtesa “Dervisholli”, kati i gjashtë, hyrja 18. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen.

Kush ishte Festim Isufi?

Gazeta Sinjali mëson se Festim Isufi me profesion ka qenë dizajner, i cili edhe ka pasur një butikë fustanesh.

Ai ishte stilisti i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjeve “Haute Couture” në Javën e Modës në Paris.

Përveç këtyre, Isufi kishte mbajtur edhe kurse profesionale për dizajn mode.

Po ashtu, Isufi dhe viktima janë kurorëzuar së bashku në vitin 2016.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news