Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka risjellë në rrjetet sociale foton e ish-deputetit nga radhët e Guxo, Fatos Gecit i cili pasi e kishte ofenduar kishte shkuar për t’i kërkuar falje në Kuvend.
Në reagimin e saj pas zhvillimeve rreth incidentit të sotëm mes kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtakut dhe kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, Hysni Mehani, ajo tha se “është vetëm një parti në Kosovë që kurrë nuk është viktimizu”.
“As kur është sulmu verbalisht, politikisht e fizikisht. Nuk është fsheh pas rolit të viktimës, por ka qëndru përballë sfidave, sulmeve e padrejtësive, me kokën lart.Tanë jetën”, shkruan Çitaku në Facebook, transmeton Klankosova.tv.




