Dhimbja quhet Srebrenicë, kujtimi Potoçari (VIDEO)

Rishikimi i pamjeve të vendit të krimit, Almasa Salihoviqit ia rihap një plagë që nuk iu mbyll për më shumë se tri dekada.

Për të, si një 8-vjeçare, nuk ishte aspak e lehtë kur iu vra vëllai dhe anëtarë të tjerë të familjes së gjerë në Srebrenicë, raporton Klan Kosova.

Si e mbijetuar e këtij krimi makabër, i kryer nga forcat serbe të udhëhequra nga krimineli i dënuar i luftës Ratko Mlladiq ndaj civilëve të pafajshëm boshnjakë në Bosnjë, ajo e pati shumë të vështirë ta rimarrë veten.

Almasa, e cila tash e 5 vjet punon si zëdhënëse në Qendrën Memoriale në Srebrenicë, thotë se ndjen si obligim që të flasë dhe t’ia tregojë botës këtë histori.

Për të dhe të mbijetuarit e tjerë, falja nuk është e lehtë, pasi edhe pse kanë kaluar 31 vjet, ende nuk janë gjetur mbetjet e më shumë se 1 mijë personave.

Mbetjet e 10 viktimave, të cilat u gjetën në 150 lokacione, përfshirë 77 varre masive, u varrosën këtë të shtunë në Qendrën Memoriale të Potoçarit në Srebrenicë.

Në 31-vjetorin e këtij gjenocidi, Bashkimi Evropian bëri sërish thirrje që të mos mohohet ky krim, i cili konsiderohet si një prej kapitujve më të errët në kujtesën kolektive të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndiqni kronikën e plotë në vazhdim:

 

Latest news
Related news