Diaspora me kërkesë të veçantë për Milaim Zekën e Halil Matoshin, i duan në BBVK4

Disa shtetas të Kosovës, që jetojnë jashtë vendit, kanë shprehur dëshirën e tyre se kë duan ta shohin në spektaklin madhështor, Big Brother VIP Kosova 4.

Gjatë bisedave telefonike në “Weekend” në Klan Kosova, një mërgimtar thotë se gazetari Milaim Zeka do të ishte adekuat për BBVK4, transmeton Klankosova.tv.

E një tjetër, tha se do të dëshironte që Halil Matoshin ta shihte brenda shtëpisë më të madhe në vend.

Spektakli Big Brother VIP Kosova 4 nis të hënën e 17 nëntorit!

The post Diaspora me kërkesë të veçantë për Milaim Zekën e Halil Matoshin, i duan në BBVK4 appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news