Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov sapo ka thënë se diplomatët rusë dhe amerikanë do të takohen të enjten në Stamboll.
Të dy delegacionet do të diskutojnë “problemet sistemike” në funksionimin e ambasadave të dy vendeve të tyre, tha Lavrov në një konferencë shtypi në Katar, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Një takim i mundshëm midis presidentit të ShBA-së, Donald Trump, dhe presidentit rus Vladimir Putin ka qenë në diskutim pasi Trump e telefonoi Putinin për të diskutuar negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Asnjë datë nuk është caktuar ende, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
The post Diplomatët rusë dhe amerikanë do të takohen në Turqi këtë javë appeared first on Klan Kosova.



