Drita prezanton Igball Jasharin me një super video

FC Drita ka zyrtarizuar transferimin e Igball Jasharit i cili është përforcimi më i ri i kampionëve të Kosovës për edicionin e ardhshëm.

Klubi gjilanas e ka prezantuar në mënyrë të veçantë lojtarin e ri përmes një video spektakolare, duke i uruar mirëseardhje në familjen bardhekaltër, transmeton Klankosova.tv.

Jashari, i cili është nip i komandantit legjendar Adem Jashari, konsiderohet një prej futbollistëve premtues në futbollin kosovar dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën e Dritës.

“Mirë se vjen, Igball Jashari! Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Igball Jashari është përforcimi më i ri i FC Dritës. Igballit i urojmë mirëseardhje në familjen bardhekaltër dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga klubi gjilanas.

Pas paraqitjeve pozitive me Drenicën, Jashari ka vendosur të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij, duke iu bashkuar kampionëve të Kosovës.

Karriera e Jasharit përfshin edhe një periudhë te FC Prishtina, ndërsa ai ka është pjesë edhe e Kombëtares së Kosovës U-21.

Me këtë transferim, Drita vazhdon përforcimin e skuadrës në prag të sfidave të reja, me synimin për të mbrojtur titullin kampion dhe për të lënë gjurmë edhe në arenën evropiane.

Latest news
Related news