Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se grupi parlamentar i kësaj partie është i bashkuar dhe nuk po përballet me asnjë trysni të brendshme, pavarësisht tentimeve për të “peshkuar” deputetë individualë.
Lushaku-Sadriu tha se dy deputetë të LDK-së janë kontaktuar më herët, por ata kanë dhënë përgjigjen e duhur dhe nuk kanë lëkundur qëndrimin e tyre.
Ajo e cilësoi grupin parlamentar të LDK-së si të konsoliduar politikisht dhe pa asnjë dilemë të brendshme.
“Ne nuk kemi shqetësime brenda grupit tonë parlamentar, nuk e kemi as si ndjesi. Ne jemi grup shumë kompakt politik, me një shumicë të deputetëve të rinj, nuk ka dilema. Më herët dy deputetë të LDK-së janë kontaktuar, por ata e kanë marrë përgjigjen e duhur”, tha ajo për RTV21.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



