Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në një banesë në Mitrovicë.
Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Urall Boshnjaku ka bërë të ditur se i ndjeri është Leotrim Jashari nga fshati Prekaz, transmeton Klankosova.tv.
Pos tjerash, në emisionin “Ora Shtatë”, Boshnjaku bëri të ditur se i riu kishte ardhur për pushime në Kosovë, pasi jetonte dhe vepronte në mërgim.
“Sipas informacioneve që kemi arritur t’i mësojmë, ai nuk ka pasur ndonjë problem shëndetësor që mund të ketë identifikuar ndonjë problem që mund ta ketë shkaktuar vdekjen”, u shpreh Boshnjaku në Klan Kosova.
Ndërkohë, familjarët kanë bërë të ditur se më i dashuri i tyre do të varroset sot në ora 17:00 në varrezat e fshatit Prekaz.



