“E di kush thotë Allahu Ekber, ata që presin koka”, Laert Vasili nxit debat me Gjestin për fenë islame

Një përplasje e fortë ka ndodhur në ditën e sotme (e diel) mes Gjestit dhe Laert Vasilit.

Ky i fundit ka bërë një deklaratë provokuese duke përfshirë në këtë mes edhe fenë islame.

Teksa përmendej një përplasje e mëparshme me Joz Markun dhe varësen e tij me simbolin e kryqit, aktori pretendon se Gjesti kishte thënë “Allahu-Ekber”.

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtari pejan ka reaguar menjëherë duke thënë se kjo është një shprehje që ai e përdor shpesh si formë admirimi.


Gjesti e paralajmëron produksionin: E kam një parandjenjë që po më mbarohet ‘kulaçi’, të martën do ta lë shtëpinë

Lexo po ashtu
Gjesti e paralajmëron produksionin: E kam një parandjenjë që po më mbarohet ‘kulaçi’, të martën do ta lë shtëpinë

“Pse the Allahu Ekber, e di kush thotë Allahu Ekber ata që presin koka. Çka je, terrorist je këtu, për çfarë ke ardhur këtu?”, iu drejtua Laerti me tone të larta.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo është bërë virale në rrjet dhe ka pasur reagime të shumta, ku njerëzit e kanë dënuar këtë qasje të tij dhe përfshirjen e fesë.

Pritet të shihet nëse kjo ngjarje do të diskutohet e do të merren masa nga produksioni. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vip Vibes (@vip.vibes.al)

The post “E di kush thotë Allahu Ekber, ata që presin koka”, Laert Vasili nxit debat me Gjestin për fenë islame appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news