E morën me forcë dhe e dhunuan 48-vjeçarin, identifikohen autorët në Durrës

Policia në Shqipëri ka identifikuar katër personat të cilët morën me forcë në automjet një 48-vjeçar dhe e dhunuan.

Sipas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët.

Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë rast, konkretisht A. K., 27 vjeç, K. K., 31 vjeç, J. K., 35 vjeç dhe S. P., 27 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Lidhur me rastin, po punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

The post E morën me forcë dhe e dhunuan 48-vjeçarin, identifikohen autorët në Durrës appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news