Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.
Një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë, ku një grua ka përfunduar në duart e mjekëve pas dhunës brutale të ushtruar nga bashkëshorti i saj.
Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet e saja se rasti ka ndodh mbrëmë, ndërsa i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje verbale me bashkëshorten, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Ai, siç mëson Gazeta Sinjali, dyshohet se e ka tërhequr viktimën zvarrë nëpër banesë dhe e ka goditur me grushte në kokë, duke i shkaktuar lëndime fizike.
Për pasojë, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe ka pranuar trajtim në QKMF.
Me të marrë vesh rastin, Policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Rasti kundër tij është iniciuar si “Dhunë në familje”.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



