E zgjoi nga gjumi, Gjesti acarohet me Jozin: U kry Big Brother-i, çka do nga unë

Joz Marku dhe Gjesti kanë pasur debate të shumta me njëri-tjetrin në këtë edicion.

Ka qenë këngëtari pejan që e përjashtoi një herë nga shtëpia për shkak se e kishte ofenduar rëndë.

E veç kësaj me rikthimin, ai i është vërsulur disa herë artistit nga Kosova, duke e ngacmuar vazhdimisht.

Foto: Screenshot/Instagram

Në ditën e sotme (e enjte), Jozi ka vazhduar të zgjojë nga gjumi, siç ka bërë në një pjesë të madhe të Bigut.


Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

Lexo po ashtu
Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

Kjo gjë i ka penguar në maksimum Gjestit, i cili shihet i acaruar me të, teksa i thotë se ka mbaruar Big Brotheri.

Foto: Screenshot/Instagram

Pjesë nga biseda mes tyre:

Gjesti: Nuk të duron askush të vjen te shtëpia ta ngre veshin të thotë më lër rehat, nuk e kam me kuptim të keq.

Jozi: Shyqyr që e përfundon kështu debatin.

Gjesti: Unë mangup nuk jam, a je duke kuptuar, po them të vazhdosh edhe jashtë si je duke vazhduar me mua kryhet sendi.

Jozi: Jashtë është tjetër gjë.

Gjesti: E po në rregull.

Jozi: Me vazhdu jashtë kështu e di ti se çfarë të ndodh besoj e ke pak se si fluturon.

Gjesti: Shijoje, akoma vjen me më zgju prej gjumit po u kry u burrë, u kry Bigu, në javën tjetër ecim të gjithë. Edhe çka po don. U kry Bigu. /Telegrafi/

The post E zgjoi nga gjumi, Gjesti acarohet me Jozin: U kry Big Brother-i, çka do nga unë appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news