Edhe Bajram Begaj uron 7 Marsin

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar mësuesit në ditën e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj i falënderon mësuesit për profesionin fisnik si dhe për përkushtimin e tyre, transmeton Klankosova.tv.

‘Gëzuar 7 Marsin të dashur mësues! Ju falënderoj për gjithçka keni dhënë në profesionin tuaj fisnik, për çdo fjalë inkurajuese, për çdo këshillë të mençur, për durimin dhe përkushtimin tuaj! Ju falënderoj edhe në emër të çdo nxënësi të dikurshëm që tashmë jeton të materializuar ëndrrën e nxitur dhe të mbështetur nga ju, për çdo brez që keni ndihmuar të bëhet më i ditur e më i fortë!”, ka shkruar Begaj.

The post Edhe Bajram Begaj uron 7 Marsin appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news