Ekskluzive: “A po më njeh?” – Tentim depërtimi në objektin e sigurisë kibernetike në Prishtinë, PECB

Konfliktet verbale të cilat qytetarët ndonjëherë s’mund t’i zgjidhin me fjalë, jo rrallë herë eskalojnë në kërcënime. Një rast I tillë ka ndodhur së fundmi në një objekt të ndjeshëm të sigurisë në Prishtinë, i cili është nën menaxhim të shtetit danez dhe ka lidhje me strukturat e sigurisë kibernetike, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të sigurta nga kompania e sigurimit, rreth orës 13:00, dy persona të panjohur janë parë duke tentuar të hyjnë në ndërtesë në momentin kur punonjësit po ktheheshin nga pauza. Tentativa u ndalua nga një punëtor sigurie i angazhuar nga kompania, i cili kishte vërejtur se të dyshuarit nuk ishin pjesë e stafit.

Fillimisht, të dyshuarit nuk janë përgjigjur, duke shtuar dyshimet se mund të ishin të huaj. Por kur janë pyetur në gjuhën angleze, njëri prej tyre është përgjigjur shqip, duke i thënë sigurimit:

A po më njeh? A e din kush jam? Nuk i paske sjelljet e mira…

Pas kësaj, të dy janë larguar në mënyrë të qetë dhe pa dhënë sqarime.

Rasti është raportuar në Polici dy ditë më vonë, 25 prill , dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar si “trajnim”, ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar.

Lidhur me rastin, Policia ka nisur mbledhjen e provave përmes kamerave të sigurisë dhe verifikimeve të brendshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news