Tragjike: 19 vjeçari vdes si pasojë e një aksidenti në rrugën Elbasan – Librazhd

Një 19 vjeçar,  ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Elbasan-Librazhd, konkretisht në fshatin Mengël.

Automjeti të cilin e drejtonte K.B, ka dalur nga rruga me ç’rast i riu ka humbur jetën.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia.

“Në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”, në fshatin Mengël, automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., 19 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. B. ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njofton policia transmeton Klankosova.tv.

 

Latest news
Related news