Enis Bardhi i jep fitoren Konyasporit

Lojtari shkupjan dhe kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, ishte sërish ndër më meritorët për suksesin e ekipit të tij, pasi Konyaspor fitoi me rezultat 1-2 në fushën e vështirë të Gençlerbirligit, njofton Telegrafi.

Enis Bardhi jo vetëm që realizoi gol, por ishte edhe figura kyçe në përmbysjen që i solli tri pikë të vlefshme skuadrës nga Konja. Ndeshja nisi me një lojë më të mirë të vendasve, të cilët kaluan të parët në epërsi, por miqtë reaguan në momentin e duhur. Ashtu si shumë herë më parë, ishte pikërisht Bardhi ai që mori përgjegjësinë në fushë dhe me instinktin e tij të njohur, udhëhoqi ekipin drejt kthesës.

!function(r,u,m,b,l,e){r._Rumble=b,r[b]||(r[b]=function(){(r[b]._=r[b]._||[]).push(arguments);if(r[b]._.length==1){l=u.createElement(m),e=u.getElementsByTagName(m)[0],l.async=1,l.src=”https://rumble.com/embedJS/u4″+(arguments[1].video?’.’+arguments[1].video:”)+”/?url=”+encodeURIComponent(location.href)+”&args=”+encodeURIComponent(JSON.stringify([].slice.apply(arguments))),e.parentNode.insertBefore(l,e)}})}(window, document, “script”, “Rumble”);

Rumble(“play”, {“video”:”v6ymohg”,”div”:”rumble_v6ymohg”});

Pas golit të tij vendimtar për 1-2 në pjesën e dytë, Konyaspor mori kontrollin e plotë të lojës dhe krijoi disa raste të reja. Ekipi tregoi forcë, përqendrim dhe karakter, sidomos në minutat e fundit kur mbrojti me sukses rezultatin.

Bardhi edhe një herë dëshmoi se është lideri dhe shtylla e mesfushës së skuadrës turke. Ky ishte goli i tij i tretë në këtë sezon, ndërsa mediat turke e cilësojnë ndër lojtarët më konstantë të ligës. Me energjinë, saktësinë teknike dhe ndikimin në ritmin e lojës, ai është bërë pjesë e pazëvendësueshme e formacionit të Konyasporit.

Pas këtij triumfi, skuadra nga Konja ngjitet në pozitën e tetë të renditjes me 14 pikë, duke iu afruar zonës së lartë të tabelës. /Telegrafi/

Latest news
Related news