PSG fitoi Ligën e Kampionëve me penallti, pasi 120 minuta nuk mjaftuan të përcaktojnë fituesin. Rezultati pas 120 minutave lojë ishte 1-1.
Kai Havertz shënoi në minutën e gjashtë për Arsenalin, ndërsa Ousmane Dembele shënoi nga pika e bardhë për PSG-në në minutën e 65-të, shkruan Index.hr, raporton KlanKosova.tv.
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique foli për media pas ndeshjes.
“Kam ndjenja të përziera, kryesisht emocion dhe lodhje. Kemi fituar dy kampionate radhazi, është e mrekullueshme. Ky është momenti më i mirë i sezonit. E meritonim të fitonim titullin. Ishte shumë e vështirë. Urime Arsenalit, luajtën shkëlqyeshëm. U përpoqën të luanin me pikat e tyre të forta dhe të kontrollonin lojën, por ne fituam. A jam legjendë? Nuk më intereson”, tha Enrique.



