Skuadrat elitare angleze, këtë vikend nuk e luajnë xhiron e radhës në Premier League.
FA Cup është kryefjala e futbollit ishullor, duke nisur nga e premtja, njofton Klankosova.tv.
Aston Villa luan nesër kundër uellsianëve të Cardiff, ndeshje kjo e cila nis nga ora 13:00.
Bournemouth – Wolves dhe Manchester City – Playmouth, janë ballafaqimet e së shtunës.
Dueli i parë nis në 13:15, kurse i dyti në 18:45.
Të dielen zhvillohen dy përballjet më të balancuara, të paktën në letër.
Në ora 13:00, Newcastle është nikoqire e Brightonit, kurse në ora 16:00, Manchester United luan në “Old Trafford”, kundër Fulhamit, raporton Klankosova.tv.
Të gjitha këto ndeshje mund t’i ndiqni në kanalet sportive, brenda platformës Art Motion!
The post FA Cup përballë Manchester United me Fulham, kurse City punë më të lehtë ndaj Playmouth appeared first on Klan Kosova.




