Falsifikoi dokumente, arrestohet një person në Fushë-Kosovë, i konfiskohen 5 vula të institucioneve 

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë nën dyshimin për veprën penale falsifikim i dokumenteve.

Arrestimi është bërë pas një bastisjeje të realizuar nga policia më 18 qershor, rreth orës 15:15, në rrugën “Nëna Terezë”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: pesë vula të institucioneve të ndryshme, si dhe dokumente të ndryshme si akte noteriale, diploma dhe kontrata apo marrëveshje.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

The post Falsifikoi dokumente, arrestohet një person në Fushë-Kosovë, i konfiskohen 5 vula të institucioneve  appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news